Piloti adoleshent aterroi me aeroplan në Kenia – synon rekordin botëror që i takon një 18-vjeçari

Afrika

Piloti adoleshent aterroi me aeroplan në Kenia – synon rekordin botëror që i takon një 18-vjeçari

Më: 19 maj 2022 Në ora: 23:45
Mack Rutherford, 16 vjeçar

Një nxënës 16-vjeçar, i cili është po kërkon të bëhet personi më i ri që fluturon i vetëm rreth botës, aterroi aeroplanin e vogël në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.

Mack Rutherford, i cili ka kombësi britanike dhe belge, filloi udhëtimin pran kryeqytetit bullgar, Sofje në muajin mars dhe po kërkon të arrijë një rekord botëror “Guinness”, i cili aktualisht mbahet nga bashkatdhetari i tij, Travis Ludlow, i cili ishte 18 vjeçar kur arriti këtë sukses, raporton cnn.

“Unë shpresoj që me këtë udhëtim, të frymëzoj të rinjtë që të ndjekin ëndrrat e tyre”, tha Rutherford.

Prodhuesi i aeroplanit, Shark Aero, e konsideroi udhëtimin shumë të rrezikshëm dhe nuk pranoi të bashkëpunonte me projektin e Rutherfordit.

“Mack është pa dyshim një pilot i aftë. Megjithatë, ne nuk ndihemi komod që të shtyjmë kufirin e moshës në pikën më të ulët të mundshme për udhëtime ku një nivel i caktuar rreziku nuk mund të shmanget”, njoftoi kompania.

Ndërkohë, Rutherford do të vizitojë katër vende të tjera afrikane dhe të Oqeanit Indian, përpara se të niset për në Lindjen e Mesme, Azi dhe Amerikën e Veriut dhe më në fund të kthehet në Evropë.

I ardhur nga një familje pilotësh, Rutherford fillimisht mori drejtimin e një aeroplani në moshën shtatë vjeçare, i ulur përkrah babait të tij.

Në moshën 15-vjeçare ai u bë piloti më i ri në botë dhe tani po ndjek gjurmët e motrës së tij më të madhe Zara, e cila si 19-vjeçare u bë gruaja më e re që fluturoi rreth botës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat