Ekipet e shpëtimit gjejnë kutinë e zezë të aeroplanit që u rrëzua në Nepal

Afrika

Ekipet e shpëtimit gjejnë kutinë e zezë të aeroplanit që u rrëzua në Nepal

Më: 31 maj 2022 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Kutia e zezë e aeroplanit të aviokompanisë Tara Air që u rrëzua të dielën në Nepal, është gjetur dhe dërguar për analizë.

Ekipet e shpëtimit të hënën gjetën rrënojat e aeroplanit, ku u konfirmua se kanë humbur jetën 22 pasagjerë.

Aeroplani ishte në minutën e 20-të të fluturimit, kur kulla e trafikut ajror pesë minuta para se të aterronte humbi kontaktin me fluturaken.

Në këtë aksident ajror kanë humbur jetën katër shtetas të Indisë, dy të Gjermanisë dhe 16 pasagjerë tjerë nga Nepali.

Kutia e zezë është gjetur në vendin ku ka ndodhur rrëzimi i aeroplani, e cila më pas është marrë nga autoritetet kompetente dhe e është dërguar me helikopter në laboratorin e Katmandusë për analizë.

Ky aeroplan është prodhuar nga kompania kanadeze De Havilland, që po udhëtonte nga qyteti turistik Pokhare dhe për destinacion kishte një lokacion tjetër turistik i njohur si Jomsom. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat