“Ne e lusim Zotin për ujë”: Liqeni në Kili shndërrohet në shkretëtirë

Afrika

“Ne e lusim Zotin për ujë”: Liqeni në Kili shndërrohet në shkretëtirë

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Rezervuari Penuelas në Kilin qëndror deri 20 vite më parë ishte burimi kryesor i ujit për qytetin Valparaiso, duke mbajtur ujë mjaftueshëm për 38 mijë pishina të përmasave olimpike. Ujë tashmë ka mbetur vetëm për dy të tilla, shkruan Reuters.

Një gropë e madhe e tokës së thatë që një herë ishte shtrat i liqenit është mbushur më skeletë të kafshëve në kërkim të ujit.

Në kohën e thatësirës 13-vjeçare, niveli i reshjeve është zvogëluar në këtë shtet të Amerikës Jugore që shtrihet në gjirin e kontinentit në Paqësor. Temperaturat e larta kanë nxitur reshjet e borës në Ande, njëherë një ruajtës kyq i ujit të krijuar nga shkrirja e borës për pranverë dhe verë .

“Ne duhet t’i lutemi Zotit që të na dërgoj ujë”, tha Amanda Carrasco, një 54-vjeçar që jeton afër rezervuarit Penuelas dhe rikujton vijën peshkatare në ujërat për peshkun lokal pejerrey. “Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Ka pasur më pak ujë edhe më parë, por jo si tani”.

“Parimisht, çka kemi ne është vetëm një pellg”, tha ai, duke shtuar se qyteti tani mbështetet në lumenj. “Kjo është domethënëse nëse ju mendon se disa dekada më parë, rezervuari Penuelas ishte burimi i vetëm për të gjithë Valparaison e madh”.

Prapa kësaj çështje, studimet akademike kanë zbuluar, se është ndërrimi global në modelet klimatike që kanë prekur ciklet meteorologjike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat