E rëndë/ Gjenden 17 të rinj të vdekur në një klub nate, raportohet dhe për të plagosur

Afrika

E rëndë/ Gjenden 17 të rinj të vdekur në një klub nate, raportohet dhe për të plagosur

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Janë gjetur të paktën 17 persona të vdekur në një klub nate në qytetin e East London në Afrikën e Jugut.

Viktima thuhet se janë gjetur në klubin Enyobeni mëngjesin e së dielës. Raportohet gjithashtu se ka të plagosur, ndërsa rrethanat e ngjarjes së rëndë ende nuk dihen.

Ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje. Shumica e viktimave janë të moshës 18 deri në 20 vjeç.

Dëshmitarët okularë thanë për gazetën “Daily Dispatch” se “trupat ishin të shtrirë brenda ambientit sikur të ishin rrëzuar në dysheme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat