Shkon në 20 numri i të vdekurve në një klub nate në Afrikën e Jugut

Afrika

Shkon në 20 numri i të vdekurve në një klub nate në Afrikën e Jugut

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Ka shkuar në 20 numri i të vdekurve që janë gjetur  në një klub nate në qytetin e Londrës Lindore të Afrikës së Jugut, raportojnë mediat lokale.

Trupat u gjetën në tavernën Enyobeni herët të dielën dhe raportet thonë se disa njerëz u plagosën.

“Rrethanat rreth incidentit janë nën hetim,” tha një zëdhënës i policisë për kanalin televiziv Newzroom Africa.

“Ne nuk duam të bëjmë asnjë spekulim në këtë fazë”, ka theksuar Tembinkosi Kinana.

Një numër i madh i personelit të shërbimit të urgjencës janë në vendngjarje në provincën e Kepit Lindor.

Të afërmit e viktimave nuk kanë mundur t’i shohin trupat e tyre, thonë raportet dhe vendasit kanë kërkuar që vendi të mbyllet, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat