Policia e Afrikës së Jugut përpiqet të zbulojë misterin e vdekjeve në tavernë

Afrika

Policia e Afrikës së Jugut përpiqet të zbulojë misterin e vdekjeve në tavernë

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 20:07
Policia e Afrikës së Jugut

Shiriti i verdhë i policisë tani e rrethon një lokal në Londrën Lindore të Afrikës së Jugut, aty kanë vdekur 21 adoleshentë në rrethana ta pashpjegueshme.

Një ekip mjeko-ligjor ishte në Tavernën Enyobeni për të kuptuar se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Në trupat e të vdekurve nuk ka pasur lëndime të dukshme, kanë thënë autoritetet, kështu që gjasat se mund të ketë ndodhur një përplasje nuk janë të mëdha.

Disa kanë thënë se viktimat janë helmuar, por kjo nuk është konfirmuar.

Bordi i pijeve alkoolike të Afrikës së Jugut ka thënë se pronarët e tavernës do të përballen me akuza penale pasi dyshohet se e kanë shkelur marrëveshjen e licencimit.

Disa familjarë të viktimave janë mbledhur në tavernë për të mësuar të rejat më të fundit, por ende deri tani nuk dihen rrethanat se pse ka ndodhur kjo, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat