Uganda gjen 31 milionë tonë ar

Afrika

Uganda gjen 31 milionë tonë ar

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Ari konsiderohet një asket në mungesë. Por shteti i Ugandës ka njoftuar se analizat e tyre të kryera së fundmi tregojnë se ka rreth 31 milionë tonë metrikë mineral ari që është gjetur e që pritet për t’u nxjerrë.

Ministria e Energjisë dhe Zhvillimit të Minierave ka thënë se ka rreth 320 mijë e 158 tonë ar të rafinuar që i kanë në dispozicion, raporton The Federal.com.

Vlera e 31 milionë tonëve të arit është e barabartë me 12.8 trilionë dollarë.

Qeveria e Ugandës ka licencuar firmën kineze, Wagagai, për të nisur prodhimin në distriktin e Busia.

Gjetja e kësaj sasie të arit llogaritet që t’i japë një shtytje të madhe ekonomisë së këtij shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat