Gana konfirmon shpërthimin e virusit shumë infektiv, Marburg

Afrika

Gana konfirmon shpërthimin e virusit shumë infektiv, Marburg

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Gana ka konfirmuar zyrtarisht dy raste të virusit Marburg, një sëmundje shumë infektive e ngjashme me Ebolan, tha shërbimi i saj shëndetësor të dielën, pasi dy persona që vdiqën më vonë rezultuan pozitivë për virusin në fillim të këtij muaji.

Testet e kryera në Ganë dolën pozitive më 10 korrik, por rezultatet duhej të verifikoheshin nga një laborator në Senegal që rastet të konsideroheshin të konfirmuara, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkruan reuters.

“Testimet e mëtejshme në Institutin Pasteur në Dakar, Senegal kanë vërtetuar rezultatet”, tha Shërbimi Shëndetësor i Ganas në një deklaratë.

Ky shërbim, po punon për të reduktuar çdo rrezik të përhapjes së virusit, duke përfshirë izolimin e të gjitha kontakteve të identifikuara, asnjë prej të cilëve nuk ka zhvilluar asnjë simptomë deri më tani, thuhet në njoftimin e lëshuar të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat