Nigeria i shton 10.5 milionë votues të rinj

Afrika

Nigeria i shton 10.5 milionë votues të rinj

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 10:18
Nigeri

Nigeria i ka shtuar më shumë se 10 milionë votues të rinj në regjistrin e saj zgjedhor, shumica prej tyre të rinj, përpara zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në shkurtin e ardhshëm, tha agjencia zgjedhore të hënën.

Votuesit në Nigeri do të zgjedhin një president të ri për të pasuar Muhammadu Buhari, i cili nuk mund të kandidojë pasi  i ka kryer dy mandatet e lejuara nga kushtetuta.  Pos presidentit, do të formohet edhe dhoma e re e anëtarëve përfaqësues dhe guvernatorëve.

Komisioni Kombëtar Zgjedhor i Pavarur i Nigerisë (INEC) tha se angazhimi njëvjeçar që përfundoi të dielën kishte regjistruar 10.49 milionë votues të rinj, 84 përqind e tyre ishin të moshës 34 vjeç e poshtë.

Në zgjedhjet e fundit të vitit 2019 ishin 84 milionë votues të regjistruar, treguan shifrat e INEC.

Pjesëmarrja në zgjedhjet nigeriane është zakonisht e ulët, por analistët politikë thonë se problemet ekonomike të vendit, të parë inflacionin dyshifror, si dhe pasiguria në rritje mund të shtyjnë më shumë njerëz të votojnë, veçanërisht të rinjtë, shkruan Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat