Dhjetëra të vdekur në një kishë kopte në Kajro

Afrika

Dhjetëra të vdekur në një kishë kopte në Kajro

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 13:46
Kajro

Sipas autoriteteve të kishës, të paktën 41 persona humbën jetën nga zjarri në një kishë në Kajro. Shkaku i zjarrit ende nuk është saktësuar deri në fund.    

Sipas kishës kopte, dhjetëra persona kanë humbur jetën nga zjarri në kishën Abu Sefein. Kisha citon zyrtarët shëndetësorë kur tregon numrin e viktimave. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë tha se autoambulancat kanë dërguar në spital të paktën 55 të lënduar. Për shuarjen e flakëve janë dërguar të paktën 15 makina zjarrfikëse. Kisha ndodhet në lagjen e populluar dendur të klasës punëtore të Kajros në Imbaba.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se zjarri shpërtheu kur rreth 5.000 besimtarë të krishterë u mblodhën për një shërbim të dielën. Zjarri shkaktoi një panik masiv, thanë dy përfaqësues të autoriteteve të sigurisë.

Nuk dihet sakt shkaku i zjarrit. Policia thotë se shkaku i zjarrit mund të jetë një pajisje elektrike, por hetimet po vazdojnë.

Presidenti Abdel Fattah el-Sissi foli me telefon me Papa koptin Tawadros II. Presidenti shprehu ngushëllimet e tij, bëri të ditur zyra presidenciale. Koptët përbëjnë rreth dhjetë përqind të popullsisë së Egjiptit./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat