Zëvendëspresidenti William Ruto fiton zgjedhjet presidenciale në Kenia

Afrika

Zëvendëspresidenti William Ruto fiton zgjedhjet presidenciale në Kenia

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 17:25
William Ruto

Zëvendëspresidenti, William Ruto ka fituar zgjedhjet presidenciale në Kenia.

Ai mundi ngushtë rivalen e tij, Raila Odinga, duke marrë 50.4 për qind të votave, raporton bbc.

Njoftimi u vonua shkaku i përleshjeve dhe akuzave për manipulim votash nga anëtarët e fushatës së Odingas.

Katër nga shtatë anëtarët e komisionit zgjedhor refuzuan të shpallin rezultatet, duke thënë se ato ishin “të errëta”.

“Ne nuk mund të marrim përgjegjësinë rreth rezultatit që do të shpallet për shkak të natyrës së errët të kësaj faze të fundit të zgjedhjeve të përgjithshme”, tha Juliana Cherera, nënkryetare e Komisionit të Pavarur Zgjedhor dhe Kufijve (IEBC).

“Ne do të japim një deklaratë gjithëpërfshirëse… dhe përsëri u bëjmë thirrje kenianëve të ruajnë qetësinë. Ekziston një derë e hapur që njerëzit mund të shkojnë në gjykatë dhe sundimi i ligjit do të mbizotërojë”, tha ajo.

Zyrtarët e partisë së kandidatit Odinga më herët pretenduan se kishte “parregullsi” dhe “keqmenaxhim” në zgjedhje.

Kjo ishte hera e parë që Ruto, 55 vjeç, kishte kandiduar për president. Ai ka shërbyer si zëvendëspresident për 10 vjet, por u përplas me presidentin, Uhuru Kenyatta, i cili e mbështeti Odingan për ta pasuar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat