Pilotët ia fusin gjumit pak para se të uleshin në aeroport, pasagjerët shohin tmerrin me sy

Afrika

Pilotët ia fusin gjumit pak para se të uleshin në aeroport, pasagjerët shohin tmerrin me sy

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Momente tmerri kanë përjetuar pasagjerët gjatë fluturimit me një avion të Ethiopian Airlines, i cili ishte nisur nga Khartoum për në Addis Abeba. Sipas raportimeve pak para uljes në pistën e aeroportit pilotët i kishte zënë gjumi.

Më 15 gusht, avioni Boeing 737-800 i Ethiopian Airlines ishte në lartësinë 37,000 metra kur duhej të fillonte zbritjen në aeroportin e Addis Ababa.

Kontrolluesi i trafikut ajror u përpoq disa herë të kontaktonte ekuipazhin, por pa sukses. Kur autopiloti u çaktivizua, alarmi ra dhe fatmirësisht pilotët u zgjuan, të cilët reaguan menjëherë dhe përfundimisht e ulën avionin rreth 25 minuta më vonë.

Në këtë rast, duket se sistemi i menaxhimit të fluturimit është konfiguruar për një afrim pa zbritje në aeroport. Avioni qëndroi në tokë për rreth 2 orë e gjysmë përpara se të nisej për fluturimin e tij të radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat