​Rreth 160 të vdekur nga vërshimet në Nigeri

Afrika

​Rreth 160 të vdekur nga vërshimet në Nigeri

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Në Nigeri, që nga qershori, kur filloi sezoni i shirave, i cili shkaktoi përmbytje të mëdha, 159 persona kanë vdekur dhe më shumë se 225 mijë janë në rrezik, njoftuan sot autoritetet lokale.

Mbrojtja civile deklaroi se 159 persona humbën jetën, 121 prej tyre në shembjen e shtëpive të tyre dhe 38 u mbytën.

Shiu shkatërroi dhe dëmtoi plotësisht më shumë se 259.000 shtëpi, 71 shkolla, gjashtë qendra shëndetësore dhe 210 depo drithërash. Rreth 700 bagëti të ngordhura.

Shërbimi meteorologjik ka paralajmëruar reshje të reja të dendura deri në fund të shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat