Ky vend po përballet me një shpërthim të fruthit te fëmijët

Afrika

Ky vend po përballet me një shpërthim të fruthit te fëmijët

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 18:18
Ilustrim

Fruthi ka vrarë 12 fëmijë në qytetin indian të Mumbait dhe zonat përreth, thonë autoritetet.

Vdekja e parë u raportua rreth datave 26-27 tetor kur 3 fëmijë vdiqën brenda 48 orëve. Vdekja e fundit, e raportuar të martën, ishte e një foshnjeje tetë muajshe, e cila ishte imunizuar pjesërisht, tha organi lokal komunal në një shënim për shtyp.

Qyteti kishte 233 raste të konfirmuara për këtë vit deri të mërkurën - një rritje trefish nga 92 raste dhe 2 vdekje të raportuara vitin e kaluar.

Autoritetet thonë se vaksinimi i ngadaltë mes pandemisë së Covid ka kontribuar në rritjen e infeksioneve.

Fruthi është shumë ngjitës - madje më shumë se Covid - dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët më pak se pesë vjeç.

Sëmundja shkakton kollë, skuqje dhe temperaturë, dhe mund të parandalohet me dy doza të vaksinës së shytave, fruthit dhe rubeolës (MMR). Ka pasur disa shpërthime të mëdha në vendet në të gjithë Evropën ku marrja e vaksinës MMR ka qenë e ulët.

Nëntë në çdo 10 persona mund të infektohen nëse janë të pavaksinuar dhe të ekspozuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat