​Të paktën 14 persona vdiqën nga rrëshqitja e dheut në Kamerun

Afrika

​Të paktën 14 persona vdiqën nga rrëshqitja e dheut në Kamerun

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Të paktën 14 njerëz vdiqën në kryeqytetin e Kamerunit Yaounde kur një rrëshqitje dheu goditi personat që po merrnin pjesë në një funeral, tha sot guvernatori rajonal Naseri Paul Bea.

“Jemi duke i transferuar trupat në morgun e spitalit qendror, por kërkimet për personat e zhdukur, ndoshta viktima, janë ende në vazhdim”, tha Bea.

Yaounde është një nga qytetet më të lagështa në Afrikë dhe përbëhet nga dhjetëra kodra të pjerrëta me barake.

Shirat e dendur kanë shkaktuar disa përmbytje shkatërruese në të gjithë vendin këtë vit, duke dobësuar infrastrukturën dhe duke zhvendosur mijëra njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat