Ndërpriten luftimet në Sudan, palët arrijnë një tjetër armëpushim

Afrika

Ndërpriten luftimet në Sudan, palët arrijnë një tjetër armëpushim

Më: 21 maj 2023 Në ora: 09:03
Sudan

Ushtria sudaneze dhe kundërshtarët e tyre paraushtarakë të Mbështetjes së Shpejtë ranë dakord për të ndërprerë dhe për 7 ditë të tjera luftime.

Ky armëpushim erdhi pas disa negociatave të gjatë dhe ka si synim shmangien e katastrofës humanitare në vend, ku mijëra njerëz janë larguar, teksa qindra të tjerë po vuajnë nga uria dhe mungesa e furnizimit me ujë.

Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi 48 orë pas marrëveshjes, megjithatë të shtëna sporadike janë raportuar në zona të ndryshme të Khartumit.

Sudani është përfshirë nga luftimet e përgjakshme mes forcave rivale, njësive ushtarake besnike të liderit de fakto, gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, dhe forcave paraushtarake të drejtuar nga zëvendës lideri Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur më mirë si Hemedti.

Si ushtria ashtu edhe grupi paraushtarak i quajtur Forca e Mbështetjes së Shpejtë pretendojnë kontrollin e zonave kyçe në Kartum, ku banorët janë strehuar për t’i shpëtuar shpërthimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat