Kina normalizon marrëdhëniet me Norvegjinë pas gjashtë viteve

Afrika

Kina normalizon marrëdhëniet me Norvegjinë pas gjashtë viteve

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 13:02
Liu Xiaobo

Pas gjashtë viteve ftohje lidhur me dhënien e çmimit Nobel për Paqe opozitarit Liu Xiaobo, Kina dhe Norvegjia do të normalizojnë marrëdhëniet diplomatike, njoftoi sot Osloja.

”Dy vendet, që kishin marrëdhënie vetëm në nivele të larta, kanë vendosur të rifillojnë menjëherë bisedimet e tyre në kuadër të arritjes së një marrëveshjeje për tregtinë e lirë dypalëshe”, theksoi shefi i diplomacisë norvegjeze, Borge Brende gjatë një vizite të papritur në Pekin.

“Situata që prej vitit 2010 ka qenë e vështirë”, theksoi Brende në një komunikatë.

“Normalizimi i marrëdhënies tonë është rezultat i përpjekjeve diplomatike afatgjata dhe të frytshme në disa nivele për të rivendosur besimin mes dy vendeve tona”, deklaroi Brende në një komunikatë në Oslo.

Dhënia në tetor 2010 e çmimit Nobel për Paqe militantit për të drejtat e njeriut, Lia Xiabo, i burgosur në vendin e tij, ku autoritetet e konsiderojnë si një kriminel, shkaktoi nervozizmin e regjimit kinez.

Pekini ndërpreu marrëdhëniet zyrtare me Oslon, pavarësisht protestave të qeverisë norvegjeze që theksoi se Komiteti i Nobelit është një organ i pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat