Vajzat e rrëmbyera ‘Chibok’ kthehen në shtëpi, Zvicra bën marrëveshje me ‘Boko Haram’

Afrika

Vajzat e rrëmbyera ‘Chibok’ kthehen në shtëpi, Zvicra bën marrëveshje me ‘Boko Haram’

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 10:12
Vajzat e rrëmbyera nga Boko Haram

Më shumë se 20 vajza nigeriane të njohura si "vajzat Chibok" kanë arritur të lirohen nga grupi islamik “Boko Haram”në tetor dhe janë bashkuar më në fund me  familjet e tyre për Krishtlindje.

Ato u kthyen për herë të parë në shtëpi pasi u rrëmbyen nga shkolla e tyre në Chibok në prill të 2014-ës.

Të rejat u liruan në tetor, pasi Zvicra dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar arritën një marrëveshje me Boko Haram.

Që atëherë, 21 vajzat janë mbajtur në një vend të sekret për t’i fshehur nga qeveria nigeriane, shkruan “BBC”.

Një nga vajzat, Asabe Goni, 22 vjec,  i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” të ishte përsëri në shtëpi ishte një "mrekulli".

Duke ndihmuar nënën e saj të përgatiste darkën e Krishtlindjeve, ajo tha se ishte shumë e gëzuar që do të shkonte sërish në kishë ditën e Krishtlindjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat