Fundoset anija, mbyten 20 persona

Afrika

Fundoset anija, mbyten 20 persona

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 15:47
Ilustrim

Televizioni shtetëror i Malit raporton se të paktën 20 persona janë mbytur pasi anija e tyre është fundosur në rajonin Timbuktu.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur dje.

Souleymane Mahamane, i cili jeton në fshatin Gourma-Rharous, që gjendet pranë vendit të ngjarjes, ka thënë se të mbijetuarit kanë treguar se anija ishte mbingarkuar dhe ballafaquar me erëra të forta.

Aksidentet me anije janë të zakonshme në Mali gjatë kohërave kur ka erëra të forta. Po ashtu, anijet në këtë vend zakonisht bartin më shumë udhëtarë dhe mallra se që iu lejohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat