Urdhri, ndalohet shitja e burkave në Marok

Afrika

Urdhri, ndalohet shitja e burkave në Marok

Më: 10 janar 2017 Në ora: 13:18
Ilustrim

Në Marok është ndaluar prodhimi dhe shitja e burkave, perçes që mbulon gjithçka përveç syve.

Ndalimi është urdhëruar nga ministria e brendshme që detyron tregtarët dhe prodhuesit, rrobaqepësit dhe fabrikat e veshjeve, të ndërpresin prodhimin dhe shitjen e saj.

Kush nuk respekton urdhrin rrezikon konfiskimin e mallit dhe mbylljen e aktivitetit. Urdhri i është dorëzuar me shkrim të gjithë tregtarëve dhe prodhuesve, të cilët ftohen të çlirohen nga rezervat që kanë brenda 48 orëve, në të kundërt do të përballet me masa ndëshkimore.

Për momentin nuk ka një urdhër për ndalimin e veshjes së perçes, që në Marok është e përhapur, por në një version më të moderuar se ai origjinal afgan. Urdhri ka lanë duarlidhur tregtarët që tentojnë ta shpjegojnë atë me motivet e sigurisë; shpesh keqbërësit i përdorin burkat apo perçet, për të fshehur fytyrën gjatë aksioneve kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat