Maroku ndalon prodhimin dhe shitjen e burkës

Afrika

Maroku ndalon prodhimin dhe shitjen e burkës

Më: 10 janar 2017 Në ora: 21:21
Ilustrim

Autoritete marokene kanë ndaluar prodhimin dhe shitjen e burkës, vellos integrale myslimane që mbulon të gjithë trupin nga koka te këmbët, njoftoi shtypi maroken.

Ministria e Brendshme ka publikuar një qarkore për kompanitë prodhuese duke u bërë të ditur të mos prodhonin dhe tregtonin burka duke nisur që nga kjo javë, sipas disa titujve në shtypin lokal.

Asnjë njoftim zyrtar apo komunikim publik nuk është bërë për këtë çështje nga ministria.

”Në disa dyqane të Kasablankas, kryeqytetit ekonomik i vendit, agjentë të Ministrisë së Brendshme kanë kryer dje fushata sensibilizuese tek tregtarët për t’i informuar për këtë vendim të ri”, theksoi Medias 24.

“Në Tarudant, funksionari i lartë administrativ urdhëroi për kompanitë që prodhojnë dhe shesin burka që likujdojnë stoqet e tyre brenda 48 orëve dhe të ndalojnë çdo prodhim dhe tregtim të kësaj veshjeje në të ardhmen”, sipas një dokumenti që qarkullon në rrjetet sociale.

“Ne kemi marrë masa për ndalimin e plotë, prodhimin dhe tregtimin e kësaj veshjeje në të gjitha qytetet dhe lokalitetet e mbretërisë”, theksoi për faqen në internet Le360 një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme.

“Ky vendim do të motivohet për shkaqe sigurie si pasojë e banditëve që kanë përdorur disa herë këtë veshje për të kryer krimet e tyre”, gjithmonë sipas shtypit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat