Senegali dhe Nigeria përgatiten të ndërhyn me ushtri në Gambi

Afrika

Senegali dhe Nigeria përgatiten të ndërhyn me ushtri në Gambi

Më: 18 janar 2017 Në ora: 22:12
Yahya Jammeh

Ushtria e Nigerisë dhe Senegalit janë vendosura në kufirin e Gambisë dhe do të hynë në vend në mes të natës, nëse Presidenti Yahya Jammeh refuzon të largohet nga pushteti pas humbjes së zgjedhjeve të fundit.

Ky operacion është përgatitur si pjesë e një aleance të përbashkët rajonale, që janë përgatitur për të hyrë në Gambi.

Kurse dje Presidenti i Gambisë, Yahya Jammeh ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të siç ka thënë "ndërhyrjeve të huaja" në procesin zgjedhor.

Jammeh e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dy ditë para dorëzimit të planifikuar të pushtetit tek Adam Barroë, fitues i zgjedhjeve në dhjetor të vitit të shkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat