Al-Kaeda merr përgjegjësinë për sulmin në Mali

Afrika

Al-Kaeda merr përgjegjësinë për sulmin në Mali

Më: 19 janar 2017 Në ora: 10:13
Mali

Filiali i grupit terrorist al-Kaeda në Magrebin Islamik ka marrë përgjegjësinë për një makinë bombë, që shkaktoi vrasjen e 60 personave në një kamp ushtarak në qytetin verior të Malit, në Gao, sipas një portali që monitoron organizatat xhihadiste.

Deklarata, nga një degë e al-Kaedës në veri të Afrikës, është regjistruar dje nga grupi i shërbimeve sekrete të uebsajtit.

Faqja e internetit gjithashtu ka thënë se grupi terrorist deklaron se 80 ushtarë janë vrarë nga shpërthimi.

Më herët, presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar tha se 60 persona ishin vrarë nga bomba.

Boubacar tha më tej se 115 persona ishin plagosur.

“Pesë kamikazët ishin gjithashtu në mesin e të vrarëve”, sipas zëdhënësit të qeverisë, Mountaga Tall.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat