Trupat e koalicionit ndërhynë në Gambi

Afrika

Trupat e koalicionit ndërhynë në Gambi

Më: 19 janar 2017 Në ora: 23:36
ilustrim

Ushtritë e Nigerisë, Senegalit dhe vendeve tjera të Afrikës Perëndimore kanë ndërhyrë sot në Gambi për të sjellë në pushtet presidentin e ri Adam Barrow dhe për të detyruar largimin e Yahyju Jammeh, i cili edhe pse ka humbur zgjedhjet në dhjetor të vitit të kaluar, nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve.

Ndërhyrja e koalicionit ushtarak, realizohet nën moton “për të sjell demokracinë në Gambi”. Në aksionin ushtarak, veç trupave, janë përfshirë mjetet luftarake ajrore dhe tokësore.

Presidenti i Gambisë, Yahya Jammeh ditë më parë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të siç ka thënë "ndërhyrjeve të huaja" në procesin zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat