Ish-presidenti i Gambisë, ikën nga vendi pasi humbi zgjedhjet

Afrika

Ish-presidenti i Gambisë, ikën nga vendi pasi humbi zgjedhjet

Më: 22 janar 2017 Në ora: 00:06
Ish-presidenti i Gambisë, Yahya Jammeh

Ish-presidenti i Gambisë, Yahya Jammeh, ka ikur nga vendi pasi humbi zgjedhjet që e larguan atë nga pushteti pas 22 vjetëve në fuqi.

Jammeh është mposhtur në zgjedhjet e dhjetorit nga Adama Barrow, por ai sfidoi më pas rezultatin e zgjedhjeve.

Por, pas dy ditëve që është betuar presidenti i ri, Jammeh ka lënë vendin duke u larguar me një aeroplan që thuhet se për cak ka Guinenë.

Barrow i ka thënë BBC-së, se atij do t’i duhet të rikthehet në vend “herët a vonë”.

Në një intervistë për BBC, ai tha se ai do të krijojë një komitet investigativë që do të merret me akuzat që i janë bërë Jammehs për abuzim me të drejta të njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat