Ndalohen në Kajro emigrantët e parë në rrugën drejt SHBA-ve

Afrika

Ndalohen në Kajro emigrantët e parë në rrugën drejt SHBA-ve

Më: 28 janar 2017 Në ora: 16:19
Ilustrim

Zyrtarë të aeroportit të Kajros thonë se shtatë emigrantëve të mundshëm të cilët udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjashtë irakianëve dhe një shtetasi të Jemenit, u është ndaluar hyrja në aeroplanin e EgyptAir i cili kishte për destinacion aeroportin JFK në New York.

Zyrtarët të cilët kanë folur në kushte anonimiteti, thanë se aktivitetet të cilat i kanë ndërmarrë të shtunën janë në përputhje me vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i cili vendosi një ndalesë tremujore për hyrje në shtet të refugjatëve nga shtetet muslimane Siri, Irak, Iran, Sudan, Libi, Somali dhe Jemen.

Thuhet se shtatë emigrantët të cilët ishin të shoqëruar nga oficerë të UNHCR-së, u ndaluan të hyjnë në avion, pasi autoritetet e aeroportit të Kajros kontaktuan kolegët e tyre në JFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat