Izraeli ka njoftuar sot se do t’i ndërtojë 3.000 shtëpi të reja për hebrenj në Bregun e okupuar Perëndimor.
Qëllimi i ndërtimit të shtëpive të reja ishte për t’i përmbushur kërkesat për shtëpi dhe “kthim në jetë normale”, ka thënë sot Ministria e Mbrojtjes e Izraelit.
Ndërkohë, një zyrtar palestinez e ka dënuar vendimin dhe paralajmëroi se mundësitë për arritjen e paqes janë duke u shkatërruar.
Ky është njoftimi i tretë i tillë nga Izraeli qëkur presidenti amerikan, Donald Trump, mori detyrën zyrtare .
Trump ka lënë të kuptohet se ai do të jetë më përkrahës ndaj kësaj çështje.