Nigeri, konfiskohet ndërtesa e ish ministres së Naftës me vlerë 35.2 milionë euro

Afrika

Nigeri, konfiskohet ndërtesa e ish ministres së Naftës me vlerë 35.2 milionë euro

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 10:30
ilustrim

Autoritetet nigeriane kanë konfiskuar ndërtesën me vlerë 37.5 milionë dollarë (35.2 milionë euro), në pronësi të ish-ministres së Naftës, Diezani Alison-Madueke, e cila është nën hetime nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni për Krime Ekonomike dhe Financiare të Nigerisë, përmes një deklarate të shtunën thekson se ministrja ka marrë pronën në vitin 2011 dhe 2012, kur ajo ishte në qeveri.

"Ndërtesa 3, e bllokut B, është një banesë pesëmbëdhjetë katëshe e cila përbëhet nga 18 apartamente dhe gjashtë apartamente nën çati. Ish-ministrja pretendohet se patundshmërinë e ka blerë në mes të vitit 2011 dhe 2012 me një kosto totale prej 37.5 milionë dollarë amerikanë nga kompania e ndërtimit YF Construction Development and Real Estate", thonë nga Komisioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat