Somali, mbi 25.000 të prekur nga kolera

Afrika

Somali, mbi 25.000 të prekur nga kolera

Më: 13 prill 2017 Në ora: 12:08
Somali

Më shumë se 25 mijë njerëz në Somali janë goditur nga kolera, përkatësisht nga diarreja e ujit, ndërsa pritet që numri i të prekurve të dyfishohet muajve të ardhshëm, njoftoi të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Shkalla e vdekshmërisë e shkaktuar nga sëmundjet për shkak të ujit të ndotur ose ushqimit është 2,1 për qind në Somali, derisa vdekja e shkaktuar nga kolera arrin shkallën 14,1 për qind në Xhubin Qendror dhe  5,1 për qind në Bakol, tha zëdhënësi i OKB-së, Jens Lerk në takim me media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat