Të paktën 97 emigrantë janë zhdukur pasi anija e tyre është fundosur në brigjet e Libisë, tha zëdhënës i marinës së këtij shteti, Ayub Kacem.
Kacem tha se rojet bregdetare deri më tani në brigjet pranë Tripolit shpëtuan 23 emigrantë nga Afrika, raporton AFP.