Të shtëna me armë në Somali, vritet ministri

Afrika

Të shtëna me armë në Somali, vritet ministri

Më: 4 maj 2017 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Ministri i Punëve Publike të Somalisë, Abbas Siraj, është qëlluar për vdekje në kryeqytetin Mogadishu pas të shtënave me armë nga forcat qeveritare.

Incidenti ndodhi para pallatit presidencial në Mogadishu, raporton Anadolu.

Mohamed Bulle, kapiten i policisë në këtë zonë, ka thënë që ministri 31-vjeçar është vrarë pasi forcat që i takonin qeverisë somaleze hapën zjarr ndaj makinës së tij në afërsi të pallatit presidencial.

Nuk dihet ende motivi prapa sulmit, por kanë filluar hetimet.

Ai ishte ministri më i ri i kabinetit si dhe deputeti më i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat