Përplaset autobusi, 34 nxënës të vdekur

Afrika

Përplaset autobusi, 34 nxënës të vdekur

Më: 6 maj 2017 Në ora: 16:12
Autobusi i aksidentuar

Të paktën 34 njerëz kanë vdekur kur një autobus që ishte duke i dërguar disa nxënës në provim humbi kontrollin dhe u përplas në Tanzani.

Katër njerëz të tjerë mbetën të lënduar në përplasjen që ndodhi në Karatu, tha komandanti i policisë rajonale atje Charles Mkumbo.

Autobusi ishte duke i dërguar nxënësit në një shkollë në Arusha për teste, shkruan  belfasttelegraph.co.uk.

Autoritetet janë duke u përpjekur që t’i nxjerrin trupat e ngujuar, pasi autobusi goditi pemë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat