Fjeti apo jo presidenti i Zimbabvesë, tregon zëdhënësi i tij

Afrika

Fjeti apo jo presidenti i Zimbabvesë, tregon zëdhënësi i tij

Më: 11 maj 2017 Në ora: 19:05
Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe

Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, është parë duke fjetur në disa ngjarje, duke bërë që të flitet shumë për të.

Mirëpo këto spekulime i ka mohuar zëdhënësi i tij, George Charamba i cili thotë se ai nuk flen por “vetëm i pushon sytë”.

“Presidenti Mugabe, nuk është në gjumë kur mbyll sytë për periudha të gjata gjatë takimeve, por “vetëm po i pushon sytë”, thotë zëdhënësi i tij.

Presidenti aktualisht është duke marrë një trajtim të specializuar mjekësor për sytë e tij në Singapor.

Udhëtimet e jashtme të Presidentit Mugabe shpesh kritikohen në Zimbabve, ku kujdesi shëndetësor ka rënë në vitet e fundit dhe profesionistët mjekësorë thonë se ato janë paguar keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat