Egjipti shkatërron dy tunele në kufi me Gazën

Afrika

Egjipti shkatërron dy tunele në kufi me Gazën

Më: 21 maj 2017 Në ora: 10:35
ilustrim

Ushtria egjiptiane ka shkatërruar dy tunele ndërkufitare që lidhin Gadishullin e Sinait të Egjiptit me zonën e bllokuar të Gazës, bëri të ditur të shtunën një zëdhënës ushtarak, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, koloneli i ushtrisë, Tamer al-Rifai tha se dy tunele që janë përdorur për "trafikimin e qenieve njerëzore dhe kontrabandë" u shkatërruan nga ushtria egjiptiane në kufirin e Sinait Verior. 

Al-Rifai shtoi se ata konfiskuan 20 kanaçe karburanti dhe dhjetë thasë tela saldimi që përdoren për të bërë materiale shpërthyese.

Forcat e ushtrisë egjiptiane që nga janari kanë shkatërruar gjithsej 27 tunele ndërkufitare përgjatë kufirit me Gazën. 

Duke u ballafaquar nga bllokada shumëvjeçare e Izraelit, rreth 2 milionë banorë të Rripit të Gazës janë mbështetur në një rrjet të sofistikuar tunelesh ndërkufitare për të importuar mallrat themelore, përfshirë ushqimin, karburantin dhe ilaçet.

Pas grushtit ushtarak të vitit 2013 kundër Mohamed Morsi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë të lirë në Egjipt dhe udhëheqës i Vëllazërisë Muslimane, autoritetet egjiptiane kanë goditur rëndë rrjetin e tunelit Sinai-Gaza.

Në vitin 2014, Egjipti filloi ndërtimin e "zonës buferike" përgjatë kufirit të saj me Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi pas një vale sulmesh militante mbi forcat e sigurisë egjiptiane të vendosur në Sinai.

Një vit më vonë, ushtria egjiptiane filloi përmbytjen e rrjetit të tunelit me ujë deti, në përpjekje për të zhdukur të gjithë trafikun ndërkufitar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat