Gabimet gjatë vaksinimit vrasin 15 fëmijë në Sudanin Jugor

Afrika

Gabimet gjatë vaksinimit vrasin 15 fëmijë në Sudanin Jugor

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 09:55
Ilustrim

Të paktën 15 fëmijë kanë mbetur të vdekur në Sudanin Jugor, nga një përpjekje e dështuar për t’i imunizuar ndaj fruthit.

Ata ishin vaksinuar me të njëjtën shiringë të pasterilizuar, si dhe vaksinë nuk ishte ruajtur në kushtet e duhura.

Si rezultat i kësaj atyre u janë shkaktuar infeksione të rënda dhe sepsa.

Ekipi që merrej me vaksinimin e fëmijë nuk ishte as i kualifikuar dhe as i trajnuar për ta bërë këtë punë.

Të paktën 300 persona janë vaksinuar përmes kësaj kampanje, këtu duke përfshirë edhe 32 fëmijë të tjerë që janë sëmurë megjithatë kanë mbijetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat