Birmania gjen rrënoja dhe trupa nga aeroplani i zhdukur

Afrika

Birmania gjen rrënoja dhe trupa nga aeroplani i zhdukur

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 08:11
Birmani

Ushtria e Birmanisë tha se ka gjetur rrënojat e aeroplanit të zhdukur të mërkurën në Detin Andaman, me 122 njerëz në bord.

Ushtria, përmes një postimi në Facebook, tha se ka gjetur edhe disa trupa.

Aeroplani ka humbur kontaktet me kontrollorët tokësorë, derisa ka qenë duke fluturuar nga qyteti Mieik për në Jangon.

Më shumë se gjysma e udhëtarëve kanë qenë nga familjet ushtarake.

Në mesin e pasagjerëve kanë qenë edhe 15 fëmijë.

Edhe pse është sezoni i shirave monsun në Birmani, në kohën e aksidentit nuk ka pasur raportime për mot të keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat