Al Shabab vret 38 persona

Afrika

Al Shabab vret 38 persona

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 00:04
Al Shabab

Ekstremistët e Al Shabab kanë vrarë të paktën 38 persona, shumica ushtarë, në sulmin ndaj bazës ushtarake në rajonin gjysmë-autonom somalez Puntland.

Sulmi ka ndodhur të enjten, pasi që islamikët e Al Shabab morën qytetin Af Urur, transmeton Reuters.

Një zyrtar ushtarak konfirmoi se janë vrarë 38 persona dhe janë plagosur 18.

Sipas tij, islamikët kanë zënë peng edhe një numër ushtarësh.

Sulmi ka ndodhur disa ditë pasi që në Puntland pesë pjesëtarë të Al Shabab, të cilët janë të lidhur me Al Kaidën, janë dënuar me vdekje, shkruan Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat