Shembet ndërtesa në Nairobi, 15 të zhdukur

Afrika

Shembet ndërtesa në Nairobi, 15 të zhdukur

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 07:55
Shembet ndertesa

Rreth 15 persona janë zhdukur, pasi një ndërtesë shtatë-katëshe u shemb mbrëmjen e së dielës në periferinë lindore të kryeqytetit kenian Nairobi.

Kryqi i Kuq në Kenia njoftoi në tëitter se ekipet përgjegjëse ishin në vendin e ngjarjes.

Gazeta Star shkruan se dhjetëra persona janë evakuuar disa momente para rënies së  ndërtesës.

49 persona kishin mbetur të vdekur, pasi një ndërtesë u shemb nga shiu i rrëmbyeshëm   në Nairobi në prill të vitit  2017. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat