Sulm vetëvrasës në Somali, 15 të vrarë

Afrika

Sulm vetëvrasës në Somali, 15 të vrarë

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 14:31
Somali

Të paktën 15 vetë sot kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës në Mogadisho të Somalisë, njoftoi policia somaleze, transmeton KosovaPress.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi i ekstremistëve Al-Shabab, i cili është i lidhur me organizatën terroriste Al-Kaida.

Shumica e viktimave nga shpërthimi i automobilit-bombë janë civilë. Zyrtarët policorë shfaqin drojën se bilanci i viktimave mund të jetë më i madh. Cak i sulmit ishte ndërtesa e autoriteteve vendore në qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat