Një agjent policie egjiptian mbeti i vrarë dhe tre persona të tjerë u plagosën gjatë një sulmi terrorist në autostradën që lidh Kajron me Faioum, në jug të kryeqytetit.
Atentatorët ishin fshehur në një fermë përgjatë autostradës dhe qëlluan ndaj tre automjeteve të policisë.
Policia ka nisur kërkimet për autorët duke rrethuar zonën.
Të paktën një qind ushtarë dhe agjent policia janë vrarë në atentate të tilla në vend të kryera nga ekstremistë islamikë në katër vitet e fundit.