Shpëtohen 150 emigrantë

Afrika

Shpëtohen 150 emigrantë

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 23:04
ilustrim

Së paku 150 emigrantë që po përpiqeshin të shkonin në Evropë nëpërmjet detit, u shpëtuan sot në brigjet perëndimore të Libisë, theksoi një zëdhënës i marinës.

“Dy gra dhe katër fëmijë ndodheshin në bordin e gomones së shpëtuar rreth shtatë milje nga brigjet në qytetin e Sabratah, 70 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Tripolit”, bëri të ditur zëdhënësi, gjenerali Ayoub Kacem, raporton AFP.

Koloneli, Abou Ajela, komandant i një anijeje patrullimi, theksoi se ndërhyrja u krye pasi rojat bregdetare të bazës detare të Tripolit kanë marrë një alarm për praninë e një barke në rrezik.

“Rreth 150 emigrantë ndodheshin në gomonen me një motor të prishur dhe që kishte filluar të fuste ujë”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat