Boko Haram nuk ndalet, vret mbi 30 peshkatarë

Afrika

Boko Haram nuk ndalet, vret mbi 30 peshkatarë

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 23:43
Ilustrim

Pjesëtarët e Boko Haram kanë vrarë të paktën 30 peshkatarë në sulmet mbi fshatin rreth liqenit Çad në verilindje të Nigerisë, kanë bërë të ditur zyrtarë nigerianë.

Kashim Shetina, guvernator i shtetit Borno, i cili është epiqendër e kryengritjes islamike, ka thënë për media se ekstremistët e Boko Haram në sulmin më të ri kanë vrarë më shumë se 30 persona në fshatra të ndryshme, transmeton Reuters.

Vendasit dhe burime ushtarake thanë se ekstremistët kanë vrarë në pritë peshkatarët gjatë disa aksioneve të ndërmarra nga e shtuna deri te hënën në fshatrat në veri të qytetit nigerian Baga.  

Baga ndodhet në kufirin e Nigerisë me Çadin, Nigerin dhe Kamerunin, dhe në vitin 2015 ishte çerdhe e përleshjeve ndërmjet kryengritësve dhe trupave nigeriane.  Ky është sulmi i fundit në valën më të fundit të sulmeve, në të cilat ky grup ekstremist, prej 1 qershorit, ka vrarë të paktën 113 persona.

Muajin e kaluar anëtarët e ekipit për kërkimin e naftës u rrëmbyen në rajonin e liqenit Çad, ndërsa në tentimin për shpëtimin e tyre që pasoi, u vranë të paktën 27 persona, në mesin e të cilëve edhe anëtarët e ekipit.

Ata janë vrarë nga pjesëtarët e fraksionit Boko Haram, i  cili i është bashkëngjitur Shtetit Islamik dhe është aktive në rrethinën e liqenit Çad.

Në kryengritjen e Boko Haram, i cili synon krijimin e shtetit islam në verilindje të Nigerisë, deri më tash janë vrarë 20.000 njerëz, derisa rreth 2,7 milionë njerëz janë detyruar që të braktisin shtëpitë e tyre në tetë vjetët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat