Tronditëse: Studenti vret pesë shokë dhe i përdhunon dy vajza

Afrika

Tronditëse: Studenti vret pesë shokë dhe i përdhunon dy vajza

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 11:45
Ilustrim

Të paktën pesë studentë dhe një roje e sigurisë janë vrarë në një sulm ndaj një shkolle të mesme në Keni.

Sulmi u kreu nga një student i cili ishte suspenduar nga shkolla, ka thënë drejtori i shkollës. Ai akuzohet se u rikthye në  konviktin e shkollës me dy bashkëpunëtorë..

Përveç se vrau gjashtë persona, dëshmitarët thonë se ai përdhunoi dy studente dhe plagosi 18 studentë të tjerë.

Mediat lokale raportojnë se i dyshuari kryesor është linçuar më pas nga një grup njerëzish që janë futur në stacionin e policisë ku ai po mbahej.

Sipas drejtorit të shkollës, i dyshuari ishte suspenduar nga shkolla pasi ishte rrahur një student tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat