Kryeqyteti i Somalisë është goditur nga dy shpërthime me distancë të shkurtër kohore, vetëm dy javë pas vdekjes së 350 njerëzve po nga një sulm tjetër me bombë.
Raportohet se shpërthimi i parë është shkaktuar nga një veturë-bombë që u fut në një hotel, ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi më pas, afër ish-godinës së Parlamentit.
Kryetari i Mogadishus, Abdullahi Aden, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se pas shpërthimit, militantët kanë ndërmarrë edhe sulme të tjera në hotel.
Sipas Aden, vetura është vozitur drejt e në dyert e hotelit Nasa Hablod dhe më pas ka shpërthyer.
“Është një hotel i frekuentuar nga avokatët, forcat ushtarake dhe civilët”, ka treguar kryetari.
Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi vetëm gjysmë ore më vonë.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por policia thotë se pas tyre qëndron grupi islamist al-Shabab.