Maroku lanson satelitin e tij të parë të spiunazhit

Afrika

Maroku lanson satelitin e tij të parë të spiunazhit

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 15:06
Ilustrim

Maroku lansoi sot satelitin e tij të parë të vëzhgimit që do të përdoret për aktivitetet ushtarake, monitorimin e kufirit dhe bregdetit dhe vëzhgimin e shkretëtirëzimit në rajon.

Sateliti "Mohamed Gjashtë-Një" është nisur nga Guajana e Francës në prani të figurave të rëndësishme nga Maroku dhe do të menaxhohet nga një qendër operative pranë Rabatit.

Ndër të tjera, ai do të përdoret gjithashtu për hartimin, planifikimin hapësinor, vëzhgimin e aktiviteteve bujqësore, parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe vëzhgimin e tendencave mjedisore.

Lansimi i ardhshëm është planifikuar për vitin e ardhshëm dhe çmimi i projektit nuk është zbuluar.

Sateliti i Marokut ka ngritur shqetësime në Algjer dhe Spanjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat