Zimbabve: Ushtria doli nëpër rrugë, por thuhet se nuk ka grushtshtet

Afrika

Zimbabve: Ushtria doli nëpër rrugë, por thuhet se nuk ka grushtshtet

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 08:35
Gjeneralët më të lartë të Zimbabvesë në një konferencë për media para dy ditësh

Ushtria e Zimbabvesë ka dalur nëpër rrugë në kryeqytetin Harare, dhe për shkak të thashethemeve për trazira dhe puç, ka shpallur se “ky nuk është grushtshtet ushtarak” dhe se presidenti, Robert Mugabe, është i sigurt, ndërsa armata “po i merr në shënjestër kriminelët” që kanë “shkaktuar vuajtje ekonomike”.

“Sa më shpejt që ta përfundojmë misionin tonë, ne presim se situata do të kthehet në normalitet”, ka thënë sot herët në mëngjes një zëdhënës i ushtrisë.

Kjo kumtesë u bë pasi ushtria e mori kontrollin ndaj transmetuesit shtetëror.

Gjatë natës janë dëgjuar eksplodime dhe të shtëna në kryeqytet, ndërsa makinat ushtarake ishin vendosur rreth qytetit.

Më herët, një komandaant i armatës është kërcënuar për të ndërmarrë masa dhe “për t’i qetësuar tensionet politike lidhur me pasardhësin e Mugabes, 93 vjeçar”. Partia në pushtet e ka akuzuar këtë komandant për “tradhti”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka inkurajuar shtetasit amerikanë që të mbesin në shtëpitë e tyre për shkak të “paqartësisë politike që po vazhdon”.

Ambasada britanike, po ashtu, ka tërhequr vërejtjen duke i theksuar “raportet për aktivitet të pazakonshëm ushtarak”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat