Zimbabve në pritje të hapave të ardhshëm të ushtrisë

Afrika

Zimbabve në pritje të hapave të ardhshëm të ushtrisë

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 10:00
Zimbabve

Zimbabve është në pritje të hapave të ardhshëm që do të ndërmarrë ushtria për të marrë kontrollin e vendit.

Presidenti Robert Mugabe  thuhet se është në arrest shtëpiak, por vendndodhja e gruas së tij Grace, e cila ishte  në pritje për t’ bërë zëvendëspresidente ende nuk dihet.

Ministrat e Afrikës së Jugut kanë qenë në kryeqytetin Harare ku kanë takuar ushtrinë dhe partitë politike.

Blloku rajonal i Bashkësisë së Zhvillimit të Afrikës Jugore (SADC)  gjatë ditës së sotme do të zhvillojë bisedime emergjente.

Presidenti Mugabe, 93 vjeç, ka pasur kontrollin e Zimbabvesë që kur vendi  fitoi pavarësinë nga Britania në vitin 1980.

Por lufta  për pushtet  rreth asaj se kush mund t'ia dale të jetë nënpresident midis  zonjës Mugabe dhe ish-nënpresidentit, Emmerson Mnangagwa, ka ndarë në dysh partinë qeverisëse Zanu-PF në muajt e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat