Mugabe i reziston presionit të ushtrisë për të lënë pushtetin

Afrika

Mugabe i reziston presionit të ushtrisë për të lënë pushtetin

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 13:25
Ilustrim

Presidenti Robert Mugabe po këmbëngul të mbetet sunduesi i vetëm i ligjshëm i Zimbabve, tha një burim i inteligjencës të enjten.

Ai  gjithashtu po kundërshton ndërmjetësimin e një prifti katolik për të lejuar ish-guerilin 93 që të heqë dorë në mënyrë të lavdishme  nga posti i tij pas puçit ushtarak, transmeton KosovaPress.

Prifti, Fidelis Mukonori, vepron si  ndërmjetësues mes Mugabe dhe gjeneralëve, të cilët morën pushtetin të mërkurën në një operacion  që kishin në shënjestër  ‘kriminelët"  që bënin pjesë në rrethin e Mugabe,  tha një burim i lartë politik për Reuters.

Burimi nuk  ka dhënë detaje të bisedimeve, të cilat duket se synojnë një tranzicion të qetë dhe pa gjak pas largimit të Mugabe, i cili ka udhëhequr Zimbabvenë që nga pavarësia në vitin 1980.

Mugabe, I cili ende shihet nga shumë afrikanë si hero,  në perëndim cilësohet  si një  tiran, që ka  trajtuar ekonominë në mënyrë katastrofike,  njeri që ka përdorur dhunën,  dhe për të ruajtur pushtetin shkatërroi një nga shtetet më premtuese të Afrikës.

Raportet e inteligjencës  të cilat i ka parë  Reuters  njoftojnë  se ish-shefi i sigurimit, Emmerson Mnangagëa, i cili u rrëzua si nënkryetar këtë muaj, ka hartuar një vizion post-Mugabe me ushtrinë dhe opozitën për më shumë se një vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat