Sulmi më vdekjeprurës në historinë e Somalisë, 512 të vrarë - Bota Sot
Sulmi më vdekjeprurës në historinë e Somalisë, 512 të vrarë

Afrika

Sulmi më vdekjeprurës në historinë e Somalisë, 512 të vrarë

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 16:59
Sulmi

Bilanci përfundimtar i viktimave nga shpërthimi i bombës në Mogadisho është rritur në 512, duke e bërë sulmin më të madh vdekjeprurës në historinë e Somalisë.

Këtë e tregon një hetim i komisionit lidhur me sulmin e 14 tetorit të këtij viti. Në raport, në të cilin kishte qasje agjencia e lajmeve AP, u pretendua se në sulmin e 14 tetorit 312 persona u plagosën dhe 62 persona konsiderohen të zhdukur.

Kamioni-bombë kishte shpërthyer  në rrugën e frekuentuar pranë institucioneve më të rëndësishme shtetërore, dhe sipas zyrtarëve somalezë, është shpërthimi më i madh që ka parë Mogadisho.

Qeveria somaleze fajësoi për sulmin grupin ekstremist islamik Al-Shabab, i cili shpesh kryen sulme me bombë në Mogadisho. Tash për tash, grupi nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test