Tanzani – Të paktën 19 të vdekur pas përplasjes së dy anijeve - Bota Sot
Tanzani – Të paktën 19 të vdekur pas përplasjes së dy anijeve

Afrika

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Tanzani – Të paktën 19 të vdekur pas përplasjes së dy anijeve

Nga: ATSH Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 08:30
Tanzania

Të paktën 19 persona u vranë dhe tre të tjerë rezultuan të zhdukur pas përplasjes mes dy anijeve në ujërat e liqenit Tanganyika, sipas një bilanci të ri zyrtar të publikuar sot.

“Aksidenti ndodhi sot kur një anije që transportonte 135 pasagjerë u përplas me një tjetër me 63 persona në bord”, deklaroi zyrtari rajonal i shërbimeve detare të transportit detar, Amaniel Sekulu.

“Deri tani, shërbimet e shpëtimit kanë mundur të gjejnë 19 trupa të pajetë”, theksoi sot zyrtari që kishte njoftuar fillimisht për 13 viktima.

Tre trupa nuk janë gjetur ende.

Nëntëmbëdhjetë personat e vdekur ndodheshin në bordin e anijes që transportonte 135 besimtarë pentekotistë që po shkonin në një zyrë fetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test